Studimet e reja thonë se marrja e medikamenteve kundër tensionit të gjakut në mbrëmje mund të jetë shumë efikase për trupin.
Sipas tyre, një gjë e tillë ul rrezikun e sëmundjeve apo vdekjes së parakohshme si pasojë e tyre.
Koha E Duhur Për Pirjen e Ilaçeve
Ekspertët thonë se tensioni i gjakut ka një ritëm të caktuar.
Ai rritet gjatë ditës dhe në mbrëmje kur njeriu bëhet gati të flejë, ai bie.
Duke qenë se në mëngjes, tensioni është i lartë, njerëzit nxitojnë të marrin medikamentet.
Këto të fundit nxisin urinimin, një aspekt që i shtyn njerëzit t’i marrin barnat sa më herët.
Ndërkohë, me kalimin e moshës, tensioni i gjakut pëson një ndryshim që do të thotë qëndron i lartë edhe gjatë natës.
Kjo ndodh rëndom pas moshës 55 vjeçare.
Ky është një problem i madh sepse rrit rrezikun për atakun në zemër, trombozën dhe sëmundjet e veshkave.
Mbajtja nën kontroll e tensionit natën është po aq e rëndësishme për uljen e këtij rreziku.
Ekspertët thonë se marrja e ilaçeve në mbrëmje është efikase në menaxhimin e tensionit të gjakut.
Megjithatë, sipas tyre, një person që vuan nga tensioni nuk duhet të ndryshojë regjimin me kokën e tij por vetëm duke u konsultuar me mjekun.
Ushqimet që Rrisin Tensionin e Gjakut
Më poshtë, do të gjeni listën e ushqimeve që kanë tendencën të rrisin tensionin e gjakut.
Mishi i kuq
Mishi i kuq është i shijshëm por përmban shumë kolesterol dhe dëmton zemrën dhe enët e gjakut.
Sipas të dhënave, një sasi prej 400 gramësh mish i gatuar përmban 254 miligramë kripë dhe 308 miligramë kolesterol.
Picat e ngrira
Këto ushqime mund të tingëllojnë ideale për një darkë të shpejtë, por një racion i kësaj pice përmban 1,000 miligramë kripë.
Prodhuesit e saj shtojnë kripë dhe substanca shtesë për ruajtjen e picës duke rritur rreziqet për tension të lartë.
Turshitë e gatshme
Një filxhan me lakër turshi jo të përgatitur vetë përmban 939 miligramë kripë.
Turshitë e tjera përveç lakrës, si domatet apo kastravecat janë të zhytura në lëng me kripë.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë nuk duhet të hanë turshi të tilla.
Alkoli
Një sasi e vogël alkoli nuk shkakton dëme, por nëse e teproni me pirjen e alkolit atëherë ju do të rrisni tensionin e gjakut.
Alkoli mundet të ndërhyjë kundër medikamenteve të tensionit të gjakut dhe të ulë efikasitetin e tyre.
Ëmbëlsirat e paketuara
Ëmbëlsirat, biskotat me mbushje shumëngjyrëshe që shiten në paketime të bukura janë të mbushura me sheqerna, yndyrna të ngopura dhe kripëra.
Ushqime të tilla rrisin tensionin e gjakut, sheqerin në gjak dhe gjasat e mbipeshës.
Pijet energjike
Konsumi i pijeve energjike e rrit tensionin sistolik me 6.2 përqind dhe atë diastolik me 6.8 përqind.
Tensioni mesatar i gjakut rritet me 6.4 përqind pas pirjes së një pije energjike.