Juventus jo vetëm kampion në garë, por edhe në marketing. Pa u mbyllur ende gjysma e sezonit aktual, klubi bardhekaltër po mendon për bluzat e reja të sezonit të ardhshëm.
Që tani kanë nisur projektimet e para dhe janë shpërndarë në rrjete të ndryshme sociale, kjo ndoshta edhe për të testuar mendimet e tifozëve, në mënyrë që mos ketë pakënaqësi massive.
Po qarkullojnë tre fanella, që mendohen të jenë ato zyrtaret për sezonin 2020-2021. Fanella e parë është ajo klasike, bardhezi, me tre shirita të zi dhe logo e shiritat sipër në ngjyrë ari.
Fanella e dytë duket një blu e mbyllur dhe me pak shirita të bardhë. Ndërkohë, e veçantë dizajni i fanellës së tretë, që është portokalli me pika abstrakte ngjyrë të zezë.