MENU
klinika

Moto GP

Kampioni i botës tremb të gjithë pas rrëzimit

02.11.2019 - 15:07

Ka fituar për herë të tetë në karrierë titullin kampion në Moto GP, duke përshirë edhe këtë aktualin, madje i ka dhënë titullin e skuderisë Honda, por Marc Marquez sërish garon në maksimum.

Sot, piloti spanjoll ishte protagonist i një aksidenti të frikshëm gjatë provave zyrtare në Çmimin e Madh të Malajzisë. Në kërkim të ‘pole position’, Marquez humbet ekuilibrin dhe rrëzohet në tokë nga motori.

Një përplasje e fortë, ndërsa edhe koka nuk i shpëton pa prekur asfaltin. Për fatin e mirë të tij, nuk kishte pësuar asgjë, ndërsa u ngrit në këmbë dhe u shoqërua nga komisarët e pistën për në bokse.

Sigurisht, kjo nuk është hera e parë për Marquez, që përfundon dhunshëm mbi asfalt, teksa edhe para disa javëve u kthye në protagonist për një incident e madje u shoqërua edhe për në spital.

Nga starti i pari nesër do të niset Quartararo, ndërsa Marquez do të startojë nga vendi i 11-të. Valentino Rossi do ta nisë garën nga rreshti i dytë, pasi u rendit i gjashti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN