MENU
klinika

Zbulojini

Këto pajisje harxhojnë energji edhe kur nuk përdoren!

29.11.2019 - 20:15

Televizori, kompjuteri, karikuesi e disa pasisje të tjera vazhdojnë të harxhojnë energji edhe pasi i keni fikur, dhe nuk jeni duke i përdorur, shkruan PC World Albania.

Karikuesi

Një karikues i mbetur në prizë vazhdon të harxhojë energji edhe kur nuk ka asnjë pajisje të lidhur me të. Megjithatë fuqia është minimale.

Kompjuterat dhe laptopi

Edhe fikur, kompjuterat dhe laptopët vazhdojnë të punojnë. Kjo është arsyeja pse kur i hiqni ata, mund të kurseni deri në 100 dollarë në vit.

Televizori

Ai shpenzon rreth 25 dollarë energji në vit, nëse është i fikur, por i pahequr nga priza.