Kompania Dartz Motorz me seli në Letoni ka prezantuar “përbindëshin” e ri – bëhet fjalë për një veturë të blinduar, që karriget i ka të punuara nga organi gjenital i balenave.
Prombron Black Stallion që bën tërheqje me të katër rrotat (4×4), pritet të shfaqet në një film të ri. Në shikim të parë ngjan më shumë me një tank sesa me veturë, kjo për fakti që është gjigante dhe e tëra e blinduar.
Brenda, e tëra është e veshur me lëkurë të zezë ndërsa ky model është i bazuar në veturën legjendare të ushtrisë amerikane Hummer, edhe pse në Dartz nuk japin detaje për specifikat e saj.
Fuqia motorike mbështetet në motorin gjigant me 6.2 litra Hellcat V8, që prodhon jo më pak se njëmijë kuaj-fuqi. Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i kompanisë Dartz, Leonard Yankelovich, ka bërë të ditur se planifikohet prodhimi “civil” i kësaj veture që do të jetë e disponueshme në treg me një çmim prej 300 mijë euro.
Sa i përket sigurisë, ajo është e papërshkueshme nga raketat, granatat dhe minat, kjo për faktin se niveli B7 me një fjalë e bën “përbindësh” në terren.