MENU
klinika

Seanca dëgjimore

Konfirmohet gjyqtari i Apelit Tiranë

08.11.2019 - 09:34

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit emëroi në detyrë Artur Kalaja, si gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Seanca dëgjimore e tij u zhvillua të mërkurën. Në këtë seancë Komisioni tha se Kalaja ka burime financiare të ligjshme, deklarim të saktë të pasurisë, ndërsa i mungonin disa prej deklarimeve të disa pagesave.

Sipas Komisionit, Kalajanuk ka paguar detyrimet doganore të makinës së blerë në gjermani në vlerën 14 mijë euro.

Gjithashtu Kalaja, në deklaratën periodike, nuk ka deklaruar të ardhurat nga qiraja e zyrës në vlerën 200 euro në muaj, të cilën e ka deklaruar vetëm në deklaratën vetting.

Ndaj tij gjithashtu janë konstatuar dhe 6 denoncime, të cilët pas verifikimeve nuk përmbanin fakte dhe rrethana mbi kriterin profesional.

Trupa gjyqësore kryesohej nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskaj dhe anëtare Firdes Shuli.