MENU
klinika

"Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite"

Kryepeshkopi Janullatos 90-vjeç,mesazhi i veçantë i Presidentit

04.11.2019 - 16:35

Presidenti Ilir Meta ka uruar kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos në 90-vjetorin e lindjes së tij.

Meta shprehet se me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i uroi jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Postimi i Ilir Metës:

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes, i urova sot jetë të gjatë, vite të bekuara dhe shumë dashuri në misionin e Tij hyjnor, Fortlumturisë së Tij Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Mirënjohje e veçantë për gjithçka ka bërë në këto vite për Lavdinë e Zotit, për të mirën e Kishës dhe besimtarëve ortodoksë shqiptarë, për njohjen ndërkombëtarisht të saj dhe të Shqipërisë, për forcimin e harmonisë dhe mirëkuptimit mes besimeve në vendin tonë.

Perëndia e bekoftë Fortlumturinë dhe veprën e Tij të ndritur! ??