Kategoria Superiore ka nisur me dy ndeshjet e para, Kukësi mposhti 2-1 Bylisin, ndërsa Flamurtari-Luftëtari mbyllet në barazim 1-1. Ringrihet Kukësi, ndërsa vlonjatët dhe gjirokastritët ndalën njëri-tjetrin në fund.
Skuadra e Shpëtim Duros e nisi mirë, pasi Abazaj realizoi golin e parë për 1-0. Sulmuesi i afruar me bujë në merkaton e verës mori një top të mirë nga Musolli dhe me një goditje të fortë e pushoi në rrjetë.
Pjesa e parë u mendua se do të mbyllej 1-0 për nënkampionët, por Guindo i prishi festën me një gol me kokë. Sulmuesi gjuajti saktë brenda zonës dhe barazoi 1-1.
Pjesa e dytë ishte më e luftuar me verilindorët që kërcënuan më shumë portën e Hidit. Rroca shënoi në minutën e 74′ për 2-1. Kukësi kalon Bylisin në renditje dhe kap vendin e dytë.
Ndërsa në Vlorë, Flamurtari më shumë i ka prishur punë Luftëtarit se sa me pikë e marrë të bënte hap përpara. Gjirokastritët shënuan me Rapon në 52, por Nikaj në 92 barazon shifrat.