Ai shpjegon se mbarë linja iPhone 12 do të ketë teknologjinë 5G mmWave dhe nën-6Ghz. Një implementim i tillë është i mirëpritur duke qenë se instalimet 5G variojnë sipas operatorëve dhe vendeve të ndryshme të botës, mmWave apo nën-6Ghz duke i dhënë telefonit një fleksibilitet ndërsa instalimi i rrjeteve 5G do të shtrihet në vitet e ardhshme.
Për më tepër Kuo shpjegon se Apple do të prezantoi një dizajn të ri antenash për 2020-ën që do të rrisë sinjalin celular quajtur Liquid Crystal Polymer (LCP). LCP për herë të parë u shfaq në iPhone X por Apple ka aplikuar vetëm një të tillë ndërsa iPhone e 2020 kanë tre.
Këtë vit iPhone 11 solli një kamër lider dhe jetëgjatësi të përmirësuar baterie megjithatë vijonin problemet me performancën celulare e cila së shpejti mund ti përkasë së kaluarës.
Ky është vetëm fillimi sepse Kuo ka raportuar që iPhone e 2020 kanë madhësi të ndryshme ekrani me frekuencë 120Hz, rikthim të Touch ID dhe një kamër 3D me rreze të gjatë.