Vijon spektakli në NBA, me skuadrat kryesuese dhe pretendente që marrin fitore të lehta, ndërkohë që të tjerat shyten në krizë.
Los Angeles Lakers, kryesuesit e Konferencës së Perëndimit, mundi në shtëpi 120-94 Golden State, ndeshje totalisht e dominuar nga vendasit. Mungesa e titullarëve po ndikon te Warriors, ndërsa për Lakers u dalluan LeBron James me 23 pikë e 12 asist.
Ndërsa Houston Rockets fitoi 102-93 ndaj Clippers, në takimin që vuri përballë njëra-tjetrës dy nga ekipet më të mira në NBA. Ekipi teksan e meritoi fitoren, pasi e udhëhoqi sdën gjatë gjithë kohës, duke u shkëputur deri në 17 pikë.
Megjithatë, në fund Clippers hapën ndeshjen dhe tentuan të befasojnë, por pa sukses. James Harden, me 47 pikë të realizuara, ishte shënuesi më i mirë për Houston, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e 12 rebound të Leonard për Clippers.
Fiton edhe Minnesota, që mundi 129-114 San Antonio, duke korur suksesin e tetë sezonal. Wiggins me 30 pikë e Towns me 28 bënë diferencën në parket për vendasit, ndërsa 27 pikët e DeRozan për Spurs mbetën për statistikë.
Ndeshje spektakolare ajo e luajtur në Boston, ku vendasit tuan 140-133 ndaj Washington. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë për Celtics, ku 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Walker 25 pikë më i miri).
Jashtë fushe ton skuadra kampione e Toronto Raptors, që mundi 114-106 Portland (Siakam 36 pikë), ndërsa Orlando triumfoi 112-97 ndaj Philadelphia (25 pikë e 12 rebound prë Vucevic).