Lazio është përmbysur në shtëpi nga skocezët e Celtic dhe kështu i thotë lamtumirë kompeticionit të Europa League që në fazën e grupeve, madje që në ndeshjet e katërta.
Ndeshja ka nisur mirë për italianët që shënoi që në 7’ me anë të Immobiles. Por më pas Forrest barazoi shifrat në 37’ dhe me kaq u mbyll pjesa e parë.
Kur e mendua se ndeshja përfunduar në barazim, skocezët shënojnë edhe golin e dytë, në sekondat e fundit. Celtic kap vendin e parë në grup me 10 pikë.
Sevilla ka shkatërruar jashtë fushe Dudelangen. Spanjollët fituan 2-5 në një fushë “patatesh” dhe zgjidhën gjithçka shumë thjeshtë. Ekipi mik realizoi 5 gola me tripletën e El Haddidit dhe dy golat e Daburit.
Spanjollët kanë 4 fitore, ndërsa APOEL i mori vendin e dytë Qarabagut pas fitores 2-1. Baseli i shqiptarëve Taulant Xhaka dhe Edon Zhegrova, të dy titullarë, fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Getafes.
Arthur dhe Frei vendosën ndeshjen, ndërsa mjaft mirë luajtën dhe djemtë tanë. Basel kap vendin e parë, ndërsa Krasnodar mposht Trabzonsporin me rezultatin 3-1.