MENU
klinika

Angazhim i menjëhershëm

Lëkundjet vdekjeprurëse/ BE ofron asistencë për Shqipërinë

26.11.2019 - 11:13

Bashkimit Europian ka reaguar përmes përfaqësueses së lartë Federica Mogherini, pas tërmetit në Shqipëri.

Ajo shpreh angazhimin e menjëhershëm të BE-së për të ofruar asistencë pas lëkundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri.

“Menjëherë pas tërmetit shkatërrues që ka goditur Shqipërinë këtë mëngjes, duke shkaktuar humbjen e disa personave dhe dëmtimin e shumë të tjerëve, në shprehim ngushëllimet tona popullit dhe autoritetit e vendit.

Bashkimi Europian është solidar me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë asistencë, edhe me Mekanizmin e Mbrojtjes Civile Europiane.

Qendra e Koordinimit të Emergjencave është në kontakt të vazhdueshëm me Emergjencat Civile shqiptare.

Jemi në kontakt me qeverinë shqiptare për të përcaktuar mënyrat më të mira për të vepruar”, thuhet në deklaratën e BE-së.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mëndjen, sytë dhe veshët tek Durrësi"

Situatë alarmante/ Kurti: Në gatishmëri për ndihmë