MENU
klinika

Branko Merxhani

Liria dashurore

24.11.2019 - 14:05

         “Kemi lindur për dashurinë dhe vetëm me anën e saj njohim njëri-tjetrin. Kemi nevojë për dashurinë si lulja që ka nevojë për diell”.

WILLIAM PLATT

Të mos ju gënjejë titulli i sotmë. Do të bëj fjalë për FAMILJEN sic paraqitet brënda në përpjekjen moderniste të shoqërisë s’onë dhe ashtu siç e do Neo-Shqiptarisma.

Nuk shkruaj studime. Jap semplërisht disa Formula, që përmbajnë vijat e përgjithëshme të mendimevet të mia – mendime të derdhura brënda në kallëpe të ngushta. Për këtë nuk më intereson këtu as shvillimi historik e filosofik i Familjes përgjithrisht, as inlluencat e saj positive ose negative mbi qytetërimet e vjetëra, as edhe lëvizja e sotme kryengritëse kundër institucionevet shoqërore, lëvizje e cila, passi siguroi kaq lirira politike e shoqërore në favor të gravet në Evropë e në Amerikë, sot përpiqet të arrijë edhe Lirinë Seksuale të botës së bukur. Tendenca narcistike e Qytetërimit Europco-Amerikan ndofta një ditë do t’a shuajë krejt institusionin monogamik të shoqërisë së sotme, t’i japë gruas ato të drejta dashurore që ka edhe burri, të legjitimojë produktet e mëmavet të pamartuara, djemt e dashurisë dhe të dëfrimit. Libra e famëshme e gjykatësit amerikan të dëgjuar Ben Lindsey mbi “Kryengritjen e djalërisë moderne”, është libra më e goditur e epokës. Anëtarët e “compagnonate mariage”, domethënë e “Martesës miqësore”, shtohen dita me ditë. Qytetërimi Europeo-Amerikan shtroi nënë bisedim vlerën e formës së sotme së martesës dhe është e vërtetë se ata që dyshojnë nuk janë të paktë…

Po të gjitha këto janë hypotheza, dëshira dhe përpjekje të një bote, Qytetërimi partikolarist i së cilës ka një të shkuar të paktën dhjetë shekujsh. Pastaj këtë pikë e kam theksuar shumë herë: Intelektualët t’onë duhet qe mendimet dhe vështrimet e tyre shoqërore t’i puthitin, sa të jetë e mundur më shumë, në sheshin e Socialitetit të popullit t’onë. Tendencat e përparua ekstremiste të Europeo-Amerikanismës janë shumë të rënda për supet ona. Ne kemi të tjera kujdesje, të tjera detyra. Sot për sot “le të punojmë boshtin tonë”. S’jemi akoma të pregatitur që të zëmë as vëndin më të vogël brënda në Pallatet e mendimit shoqëror…

*** Përgjegjësia realiste e peripetisë s’onë historike, domethënë pamundësia nuk patëm dot një shtet të vërtetë, me vethe dhe të vazhduar në as nonjë periodë të së shkuarës s’onë kombëtare, rrjeth kryesisht nga të shterpuarit e shpirtit t’onë shoqëror, nga anarkia dhe panjoftësia shoqërore e cila më tepër nga çdo gjë tjetër dëmtoi dhe prishi Institutin Familjar. Në këtë s’kanë faj as vazhdimi historik i shkeljevet të huaja, as influencat fataliste të Dogmatismës pseudo-Islamike. Burimi i së keqes është shumë më thellë, Në vënd që të hedhim sytë t’ona nga jashtë me shpresën dhe ngushëllimin se vetëm atje do të sbulojmë shkaket e së keqes, është më mirë të hedhim sytë në vetëhen t’onë brënda nesh, brenda në Unën t’onë shoqërore…

Shkaku i parë i anarkis s’onë Familjare është forma e jetës, që ka rojtur populli ynë shekuj me radhë, domethënë shumë përpara jo vetëm të sundimit turk, po edhe përpara sundimit romak-byzantin. Dhe është një rjedhje naturale e konditavet sociologjike dhe psykologjike të kësaj jete, e cila e çveshi krejt cntitetin t’onë shoqërore nga çdo gjurmë Ideologjie shokërore. Nuk duhet të harrojmë kurrë se jemi stërnipërit e një populli, miku i vetëm edhe armiku i vetëm i të cilit ka qenë shekuj me radhë dyfeku, që mbante në krah. Kjo është arsyeja për të cilën, me gjithë egoismën tonë karakteristike dhe me gjithë Heroismën t’onë, ulëm kokën përpara forcës së zaptonjësvet. Jo vetëm ulëm kokën, po edhe u shërbyem interesavet të tyre me gjakun t’onë. Kjo prapë është arësyeja-dhe është një gjë shumë karakteristike nga pikëpamja e psykologjisë shoqërore – për të cilën një nga Intelektualët t’onë që zë një vend të shkëlqyer në Historinë e Leteraturës së një popullit të huaj dhe zaptonjës, shkruan se “perioda më e pasur dhe më e lumtur e Historisë s’one” ka qënë pikërisht perioda e hidhur dhe e errët e robërimit t’onë nga Turqit. Dhe kjo me qënë se në atë epokë stërgjyshërit t’onë të gjorë përpiqeshin me zemër trime në vijat e luftës së zaptonjësit, po një ditë ktheheshin, në vatërën aterore të shkretuar, të ngarkuar me flori boll, me plaçka të shumta dhe me “kuaj të bukur” të fushavet të largme të Arabisë, Misirit dhe Hungarisë!…

 

Po paraja, dyfeku, “kuajt e bukur” dhe gjithë epopeja e plaçkavet me se u shpërblyen? U shpërblyen me sakrificën dhe përbuzjen e atdheut, të familjes dhe të Djalit. Kjo sakrificë, ky harim janë pamja e sbërthimit të njëzet shekujve shqiptare…

Të gjitha ana e kalives s’onë shoqërore qëndrojnë mbi themele të kalbura. Mbi këtë prishje është e pamundur të ngrihet një godinë e re. Për këtë detyra kryesore e brezit t’onë është që të hedhim themele të ra të forta për një shoqëri të re. Gjith përpjekja jonë qytetëronjëse nuk mundet veç se të ketë për qëllim puthitjen systematike të dispozitavet dhe energjirat kombëtare me nevojat e realitetit të sotmë dhe me kërkimet e Qytetërimit t’onë të nesërmë.

Kemi nevoje per nje bazie per Korporatën t’onë Shoqërore të re. Kemi nevojë për një Familje shqiptare nacionaliste. Vetëm kjo është e zonja të krijojë me karakter moral të ri dhe të na falë një formë të re jete. Djalëria Neo Shqiptare do të hidhet në fushën e luftës shoqërore me bindjen e patundur se vetëm ahere do të triumfojnë Idealet e saj kur do të vijë ajo ditë e madhe, dita Shqipërisë së Re në të cilën nuk do të ketë më as një pengim jo vetëm legjislatif por edhe prevent që të bashkojnë zëmrat e tyre Djemtë dhe Vajzat të atdheut shqipëtar pa ndryshim dipendence fetar. Domethënë kërkojmë edhe ne një farë Liri Dashurore. Po me ndryshimin që, kur po bota e industrializuarë ka kryesisht për qëllim reformën e tipit Romak të Familjes, ne përkundrari duam të krijojmë një vatrë familjare te typit Romak, vatrë e cila do të çdukë për here edhe gjurmat e fundit te influencave fetare të huaja, do të marë vesh shpirtrat e popullit t’onë, do t’a nacionalirojë shtëpinë t’onë, do t’a shqiptarësojë Shqipërinë t’onë. Këtej e tutje fillon ruga e emancipimit të Shqipëtares…

Branko Merxhani, Demokrati, 27 Prill 1929

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit