Liverpool nuk ndalet në marshimin e tij në krye, teksa regjistroi sot suksesin e radhës, duke fituar 2-1 në fushën e Crystal Palace. Fitorja e katërt radhazi dhe Të Kuqtë mbajnë distancën me 8 pikë nga vendi i dytë.
Fitorja e sotme për Liverpool nuk ka qenë e lehtë. Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Në të dytën, është Mane që zhbllokon shifrat në 49’ për 0-1.
Megjithatë, vendasit nuk dorëzohen dhe në 82’ barazojnë me Zaha. Të besuarit e Jurgen Klopp nuk mund të pajtoheshin me këtë rezultat. Firmino 3 minuta më pas shënon golin e fitores.
Ndërkohë, Leicester po përjeton një tjetër “përrallë”. Natyrisht jo si ajo e tre viteve më parë kur u shpallën kampion, por duket se “Dhelprat” janë i vetmi rival për Liverpool-in kryesues.
Janë pesë fitore radhazi të regjistruara nga Leicester, teksa sot fitoi 2-0 në fushën e Brighton. Perez dhe Maddison u dhanë fitoren “Dhelprave”, që “blindojnë” vendin e dytë.
Arsenal ka harruar të fitojë. Sot topçinjtë kanë regjistruar ndeshjen e pestë radhazi pa fitore, me 2 humbje e tre barazime. Të besuarit e Emery u barazuan 2-2 në shtëpi nga Southampton. Trajneri në rrezik shkarkimi!
Ndeshjet e tjera dhanë këto rezultate: Bournemouth-Wolves 1-2, Everton-Norwich 0-1 dhe Watford-Burnley 0-3. Në shtatë ndeshjet e ditës së sotme në Premier League, ne 6 triumfojnë vetëm miqtë.