Liverpool duket është më afër se kurrë për të fituar titullin kampion këtë sezon. Të Kuqtë kanë fituar 3-1 në shtëpi në duelin direkt me Manchester City dhe diferenca mes këtyre skuadrave ka shkuar në +9 pikë.
Ndeshja nisi në mënyrë krejt kaotike teksa lojtarët e Man City-t ishin akoma duke protestuar për një penallti të padhënë në favor të tyre pas një prekje të topit me dorë nga Alexander-Arnold, kur Fabinho ka shënuar golin e avantazhit për vendasit në minutën e 6’.
Mesfushori brazilian ka lëshuar një predhë nga distance, duke mposhtur Bravon. Mohamed Salah ka shënuar golin e dytë pak minuta më vonë pas një aksioni tipik të Liverpool.
City nuk kishte qetësinë mendore për të reaguar dhe pas pushimit erdhi goli i tretë i shënuar nga Sadio Mane me kokë pas krosit të Henderson. Miqtë nuk dorëzohen dhe madje rrisin nivelin e tyre të lojës duke sulmuar me agresivitet të madh.
Qytetarët gjejnë golin e parë të sfidës me Bernardo Silva-n, portugezi ka shënuar një gol të bukur me të parën. Megjithatë, dy gola avantazh janë shumë dhe The Reds kanë menaxhuar të ruajnë diferencën duke marrë një fitore të madhe.