MENU
klinika

Premier League, java 12

Ringjallen “Djajtë e Kuq”, ngjiten të shtatët

10.11.2019 - 16:55

Dy fitore bindëse radhazi, një në Europa League dhe një në Premier League, dhe duket se Manchester United është “ringjallur”. Djajtë e Kuq kanë fituar sot 3-1 në shtëpi ndaj Brighton dhe tani janë ngjitur në vendin e shtatë.

Pereira në 17’ kaloi vendasit në avantazh dhe duke gëzuar trajnerin Solskjaer. Por tifozët e Manchester United do të festonin pas 2 minutash, kur miqtë shënojnë një autogol në portën e vet. 2-0 në pjesën e parë dhe Manchester United shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.

Por në të dytën Brighton ngushton në 2-1 në 64’ me anë të Dunk. Megjithatë, pa kaluar as dy minuta, sërish vendasit shkojnë dy gola para. Është Rashford ai që qetëson të tijtë.

Manchester United ka pasur edhe një rast të pastër në fund, por nuk është shfrytëzuar. Sidoqoftë, u shënuan 3 gola për tri pikë dhe tashmë “Djajtë e Kuq” shohin për nga ndeshja e radhës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN