MENU
klinika

Episodi i 1986

Maradona: Do ta bëja sërish golin me dorë, por…

01.11.2019 - 18:51

Episodi i ndodhur 33 vjet më parë vazhdon të krijojë polemika edhe sot e kësaj dite dhe duket se nuk do të shuhen kurrë. E kemi fjalën për golin me dorë të shënuar nga Diego Maradona në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986. 

Legjenda argjentinase së fundmi ka shënuar një tjetër “gol”, me deklaratën e tij. Në një intervistë radiofonike, Maradona, rikthehu në vëmendje edhe njëherë një nga episodet më të famshme të Botërorëve, teksa nuk nguroi të thumbonte anglezët, edhe pse tashmë teknologjia ka avancuar dhe është futur sistemi VAR.

“Do të doja shumë ta ktheja kohën mbrapa. U premtoj anglezëve se nuk do ta kisha shënuar atë gol me dorën e majtë, por do ta bëja më të djathtën” – u shpreh Maradona

Maradona tha gjithashtu se, pavarësisht që sistemi VAR konsiderohet si përmirësim për futbollin, nuk do të jetë kurrë i përsosur, pasi kontrollohet dhe përdoret nga njerëzit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfimi i ish-gruas së portierit të Napolit

“Mori SIDA-n në dasmën e Maradonës, vdiq i harruar”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin