MENU
klinika

Maradona për Federer

“Më bëj telefon po të ngacmoi kush”

25.11.2019 - 13:22

Diego Armando Maradona edhe njëherë tjetër bëhet protagonist. Natyrisht, mjafton të flasë dhe fjalët e tij gjithnjë përbëjnë lajm, ashtu si këtë fundjavë.

Tenistët Roger Federer dhe Alexander Zverev ishin në Buenos Aires të Argjentinës, në një turne “shoë” të organizuar nga Juan Martin Del Potro.

Në fund të ndeshjes, nuk ka munguar edhe një mesazh nga legjenda e futbollit amerikano-latin, Diego Maradona. Përmes një mesazhi të regjistruar në video, “Il Pipe de Oro” jo vetëm ka lavdëruar tenistin zviceran Federer, por edhe ka bërë mbrojtësin e tij në Argjentinë.

“Përshëndetje Mjeshtër, makinë, siç më pëlqen të të quaj. Ke qenë, je dhe do të mbetesh gjithnjë më i madhi në tenis. Nuk ka asnjë tjetër si ty.

Nëse ke ndonjë problem në vendin tonë, gjatë kohës që do të jesh këtu, më telefono dhe më thuaj për çfarë ke nevojë. Një puthje për bashkëshorten dhe fëmijët e tu. Je më i madhi i të gjitha kohërave”, – deklaroi Maradona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Maradona “kërcënon” FIFA-n

“Mua, Van Basten e Gullit na lanë si qentë”