Bill Clinton është një ndër figurat më të dashura për shqiptarët e Kosovës, për shkak të rolit aktiv që luante gjatë kohës së luftës në Kosovë, që çoi në bombardimin e forcave serbe dhe në zmbrapsjen përfundimtare.
Por, me siguri këto dhjetë fakte mund të mos i dini për një nga presidentët më të dashur të SHBA-ve, por dhe në vendin tonë.
1- Presidenti Klinton dhe Xhorxh Bush janë dy presidentët e vetëm që shkruajnë me dorën e majtë.
2- Një tjetër e përbashkët mes Presidentit Klinton dhe Bushit: Ata të dy janë të gjatë rreth 1.88 cm dhe pozicionohen si presidentët e katërt më të gjatë të historisë amerikane.
3- Në vitin 1996, Presidenti Klinton u bë demokrati i parë që ishte zgjedhur ndonjëherë për një mandat të dytë që nga koha Franklin Delano Roosevelt në 1936. (Presidenti Barack Obama e përsëriti këtë gjë në 2012.)
4- Një mace e quajtur Soks ishte kafsha më e famshme presidenciale si pjesë e familjes së Klintonit dhe qëndronte në Shtëpinë e Bardhë.
Soks u adoptua nga Çelsi në 1990, dhe menjëherë u përfshi në shtëpinë e tyre; fillimisht në vilën e guvernatorit në Arkansas dhe më pas në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Edhe pse kishte rival Budin, qenin Labrador të familjes, në 1997, Soks fitoi famë ndërkombëtare, duke u bërë pjesë e stampave të lëshuara nga Afrika Qendrore në 1996, duke u përmendur në faqet e gazetave dhe programeve televizive. Fansat e tij dërgonin e–maile të shumta për të.
5- Marrëdhënia e tij me Monica Lewinsky-n nuk mund të konsiderohet më sekret duke qenë se ai e pohoi atë para gjithë kombit. Por një fakt i jetës së Clinton, thënë më saktë aspektit shëndetësor të tij është se presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vuan nga një sërë alergjish. Kështu, ai është alergjik ndaj maceve, biftekut, qumështit dhe polenit. Sigurisht, alergjitë e tij nuk e kanë penguar atë të shërbejë dy mandate si president i SHBA, nga viti 1993-2001.6- Clinton ishte 16 vjeç kur takoi presidentin John F. Kennedy në 1963, vetëm katër muaj para vdekjes së tij. Nga ky takim, Klinton vendosi ti hynte politikës.
7- Clinton u njoh si “Çuni guvernator ” kur ai fitoi zgjedhjet në vitin 1978 në moshën 32-vjeçare. Ai humbi zgjedhjet e ardhshme në vitin 1980, por më pas ai fitoi tre raunde zgjedhjesh të njëpasnjëshme.
8- Clinton shkëlqeu si student lider dhe muzikant saksofoni në shkollën e mesme, madje bënte pjesë në pjesën kryesore të bandës të studentëve. Por presidenti i ardhshëm bëri një ndryshim në karrierë pasi takoi Kenedin dhe vendosi se ai nuk do të ishte kurrë aq i mirë sa saksofonisti John Coltrane.
9- Fjalimi i Dr. Martin Luther King “Unë kam një ëndërr” e impresionoi aq shumë adoleshentin Bill saqë e shtyu të memorizonte çdo fjalë të këtij fjalimi menjëherë pasi e dëgjoi, transmeton tiranaobserver.
Image
10- Klinton u zhvendos Dallas në 1972 për të punuar për fushatën presidenciale të George McGovern. Në këtë fushatë morri pjesë dhe një vizionar i ri që ishte Steven Spielberg.