MENU
klinika

Ujësjellësi i ri

Merr fund thatësira, mijëra banorë përfitues

21.11.2019 - 11:48

Banorët e fshatit Grabian, i cili bën pjesë në bashkinë Divjakë së shpejti pritet të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë.

Janë rreth 9480 banorë që do të përfitojnë nga ky investim në 30 vjet të funksionimit të tij. Ndërtimi i tij pritet të ndikojë në zhvillimin e zonës në përmirësimin e cilësisë së jetesës si dhe rritjet së prodhimeve blegtorale e bujqësore.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bëri të ditur se deri më tani kanë përfunduar puset nr. 1, 2, 3 e 4, vendosja e pompave zhytëse me instalimet përkatëse, si dhe priten të kryhen analizat e ujit në 4 puset.

Po ashtu është bërë lidhja e puseve me stacionin e pompave me tubacion në gjatësinë rreth 1 km.

Tek stacioni i pompave janë ndërtuar themelet, muret në lartësi, shtresat e zhavorrit e betonit në dysheme, si dhe është ndërtuar soleta monolite e godinës.

Në ditët në vazhdim do të bëhet ndërtimi i pusetave në linjën e transmetimit, ndërtimi i linjave në rrjetin e brendshëm dhe ndërtimin e pllakës së dyshemesë, tek depo grumbulluese 75 m3.

Ky projekt është në vijim të zbatimit të Programit të Ujësjellësave Ruralë dhe synon të zgjidhë në përfundimtare problematikën e furnizimit me ujë në këtë zonë.

Aktualisht Grabiani nuk ka një ujësjellës për të furnizuar banorët me ujë të pijshëm.