Një ndeshje që ka zgjatur përtej normales ajo mes Vllaznisë dhe Teutës, që u ndanë në një barazim pa gola, në sfidën e javës së 13-të në Kategorinë Superiore.
Në “Loro Boricci” të Shkodrës, pjesa e parë ishte me shumë ndalesa, dhe me një ritëm të ulëm. Dy herë, loja u ndërpre për ikjen e dritave, dhe muskujt e lojtarëve u ftohen, gjë që solli edhe uljen e ritmit të lojës.
Pak tentativa nga të dyja ekipet, por pa rezultat. Nga dy ndërprerjet, u akorduan edhe 13 minuta shtesë, por sërish shifrat mbetën të pandryshuara.
Fraksioni i dytë i lojës ishte me një marsh më shumë, me lojtarët që provonin më shumë drejt portave kundërshtare. Gjithsesi, në disa raste Sherri nga njëra anë, dhe Frashëri tek miqtë, u treguan të saktë në pritjen e rasteve.
VLLAZNIA-TEUTA 0-0
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov (68′ Shtubina), Malota, Shehi, Gurishta, Krymi, Ramadani, Marku, Lika (72′ Kruja), Sinho, Maranhao (81′ Zogaj). Trajner: Mirsad Jonuz.
TEUTA: Frashëri, Todorovksi, Aleksi, Arapi, Kouros, Gashi (79′ Kapllani), Avdyli, Kallaku, Vecaj (64′ Kalaja), Vila, Nikaç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Kartonë të verdhë: Gurishta, Sinjo / Kallaku, Gashi
Gjyqtarë: Olsid Ferataj, Ilir Tartari, Nuri Rrapaj, Kreshnik Cjapi