Nuk ka fitues mes Milanit dhe Napolit, me ndeshjen që mbyllet në barazim 1-1. Një pikë që vlen shumë pak për të dyja skuadrat, për vetë objektivat që kanë këtë sezon.
Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e 17-të me anë të Lozanos. Insigne godet bukur nga jashtë zone, topi godet traun, në kthim Lozano ndëshkon portierin Donnarumma.
Por pa kaluar as 5 minuta, Milan barazon me Bonaventura-n. Sulmuesi kuqezi shkarkoi të djathtën e tij në hyrje të zonës dhe gjen cepin e portës. 1-1 përfundon pjesa e parë.
Edhe e dyta kishte ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që luftuan fort për të gjetur golin e fitores. Mbyllet në barazim 1-1, një pikë që vlen pak për të dyja skuadrat. Elseid Hysaj luajti titullar për gjithë ndeshjen në krahun e majtë të mbrojtjes.