Përpos futbollistëve të veçantë apo shumë politikanëve, edhe federatat e ndryshme sportive, përshi klubet e futbollit, janë solidarizuar me shqiptarët për situatën e vështirë që po përjetojnë pas tërmetit.
Në këtë moment të vështirë të shqiptarëve, ka reaguar edhe një klub i madh, siç është Milani. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi kuqezi deklaron se duhet të qëndrojmë të fortë në këtë momente shumë të vështira.
“Në këto momente të vështira, mbështetja jonë është për vëllezërit dhe motrat tona në Shqipëri që u goditën nga një tërmet katastrofik. Qëndroni të fortë”, – shkruan Milan.
At this tragic time, our thoughts go out to our brothers and sisters in Albania hit by the catastrophic earthquake. Stay strong! ???⚫
In questi momenti drammatici, tutta la famiglia rossonera abbraccia il popolo albanese colpito nelle ultime ore dal sisma ???⚫
— AC Milan (@acmilan) November 26, 2019
Tirana ka marrë një nismë të madhe për t’i ardhur në ndihmë personave që janë prekur nga tërmeti, dhe atyre që kanë probleme.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook” bardheblutë njoftojnë se kanë hapur dyert e stadiumit “Selman Stërmasi”, ku do të hapen minikampe për të qëndruar personat e prekur.
“Edhe klubi i futbollit Tirana sensibilizohet me situatën alarmante që ka përfshirë Shqipërinë. Në ndihmë të familjeve të rrezikuara, qytetarëve të përfshirë nga paniku dhe personave në nevojë, KF Tirana do të hapë një minikamp në fushën sportive pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, për të suportuar çdo nevojë në orët e ardhshme:
Prej orës 19:30, ftojmë të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj nisme humanitare duke dhuruar çdo gjë që munden.
Strehim falas
Ushqim falas
Ujë falas
Asistencë mjekësore falas
Për çdo kontribut vullnetar kontaktoni në numrin e telefonit: 0693533368
Ndërsa sportistë dhe trajnerë të klubit shumësportësh Vllaznia u solidarizuan për të dhuruar gjak për të plagosurit nga tërmeti, për të bërë të mundur mbulimin e nevojave për gjak.
Gjithashtu, trajnerët Edy Reja, Gianni De Biasi, Christian Panucci e shumë personalitete të tjera të futbollit, përfshi drejtuesit më të lartë të UEFA-s dhe ata kovarë kanë ngushëlluar presidentin e FSHF-së dhe kanë ofruar ndihmë.