MENU
klinika

Solidarizimi

“Tifozat Kuq e Zi” japin ndihmë për të lënduarit nga tërmeti

26.11.2019 - 11:03

Edhe grupimi më i madh i tifozëve shqiptarë “Tifozat Kuq e Zi” është solidarizuar me situatën dramatike që po kalon Shqipëria pas tërmetit, madje ata kanë marrë një nismë konkrete.

“Pas tërmeteve të fundit, Tifozat Kuq e Zi janë mobilizuar, dhe kanë ngritur një fond emergjent për ndihmë, vatrave të prekura.

Ju njoftojmë se kemi filluar grumbullimin e mjeteve për zonat e dëmtuara. Për të kontribuar edhe ti, ju lutem kontaktoni përfaqësuesin më të afërt www.tifozatkuqezi.com/perfaqesuesit.

Gjithashtu, Tifozat Kuq e Zi, shprehin gatishmëri që të japin ndihmën e tyre vullnetare, qoftë si pjesë e ushtrisë, kryqit të kuq, apo organizatave të tjera simotra që ndihmojnë njerëzit në nevojë”, – shkruhet në njoftimin e tifogrupit.