MENU
klinika

Drejtoria e Detare apel subjekteve

Moti i keq ‘mbërthen’ vendin, ja kur do të përmirësohet situata

12.11.2019 - 15:33

Moti i keq duket se ka pushtuar vendin ditën e sotme, duke bërë kështu që reshjet e dendura të shiut por gjithashtu edhe era e fortë të jetë prezente gjatë gjithë ditës.

Sipas meterologve reshjet e shiut dhe erërat e forta do të jenë prezente gjatë datës 12 dhe 13 nëntor. Ndërkohë që pas datës 13 pritet ndryshimi i temperaturave dhe përmirësimi i kushteve.

Ndërkaq  Drejtoria e Përgjithshme Detare i ka bërë apel ditën e sotme subjekteve që operojnë në fushen e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte.

Sipas parashikimit metorologjik por dhe sipas noftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare pritet që në datat 12-13 nëntor moti do të përkeqësohet.

“Bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim jug-lindje me shpejtësi deri në 40 nyje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort. Zonat me mot më të përkeqësuar do jetë Kanali i Otrantos dhe Gjiu i Vlorës”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme Detare.

Pritet që deri në mesnatën e ditës së mërkurë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar. Pas mesnatës së ditës së mërkurë parashikohet një rënie graduale e forcës së erës dhe detit.

“Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”, shprehet Drejtoria e Përgjithshme Detare.