MENU
klinika

Kushtet e përkeqësuar

Moti i keq/ Shtyhet sërish udhëtimi Brindisi-Vlorë

11.11.2019 - 09:57

Trageti St. Damian ka shtyrë sërish udhëtimin.

Kjo histori e përsëritur nuk po gjen zgjidhje, ndërsa kompania shpjegon se shkak për këtë shtyrje udhëtimi që do të lërë në pritje dhjetëra udhëtarë, janë bërë kushtet hidrometeorologjike të përkeqësuara të detit.

Kështu trageti në fjalë do të niset ditën e sotme nga Vlora në drejtim të Bdrindisit por në vend që të kthehej ashtu siç ishte parashikuar, kthimi do të bëhet pas 3 ditësh.

Në njoftim thuhet se trageti do të niset mbas përmirësimit të motit në datën 13.11.2019 rreth orës 23:00 dhe do të mbërrijë në portin e Vlorës në datën 14.11.2019 në orën 07:00 sipas grafikut që ka me portin detar Sh.a Vlorë.