Granit Xhaka është krisur edhe me klubin dhe trajnerin Emery. Pavarësisht se ishte grumbulluar për ndeshjen që Arsenal do të luante sot në Portugali përballë Guimaraes, mesfushori shqiptar u la jashtë 18-s.
Megjithatë, një tjetër shqiptar është aktivizuar titullar, madje ka shënuar për londinezët në transfertë. Bëhet fjalë për Shkodran Mustafin, që ka shënuar golin e avantazhit 0-1 në minutën e 81’.
Vendasit nuk janë dorëzuar dhe në kohën shtesë kanë realizuar golin e barazimit 1-1. Pavarësisht kësaj ndalese, Arsenal kryeson me 10 pikë, me një këmbë në turin tjetër.
Ndërsa portugezët e Guimaraes mbesin në fund, por të paktën marrin pikën e parë, që shërben më shumë për moral në dy ndeshjet e fundit që do të kenë në grup.