MENU
klinika

Premier League, java 4

Mustafi feston golin me shqiponjë, fiton Arsenal

02.09.2018 - 16:31

Granit Xhaka nga goditja këndore, top në zonë, dhe Shkodrani Mustafi shënon me kokë. 0-1 për Arsenal dhe festë me shqiponjë për mbrojtësin shqiptar. Kjo ishte nisja perfekte nga dyshja shqiptare dhe Arsenal fiton3-2 në Cardiff.

Ishte një ndeshje e vështirë për Topçinjtë, të cilët kanë shfaqur sërish probleme të mëdha në prapavijë, me Cardiff që nuk kishte shënuar në tri ndeshjet e para, por përballë mbrojtjes së Arsenal gjeti rrjetën plot dy herë.

Mustafi zhbllokoi rezultatin për miqtë që në minutën e 11’, por vendasit barazuan në sekondat e fundit të pjesës së parë me Camarasa. Pas pushimit ishte Aubameyang që rikthen avantazhin për të besuarit e Emery por Ward barazon për të dytën herë rezultatin.

Arsenal kontrollon lojën dhe krijon raste por nuk arrin t’i shfrytëzojë siç duhet, ndërsa Cardiff nuk ka falur në ato pak mundësi që i është dhënë. Gjithsesi, në minutën e 81’ Lacazette, i cili për të parën herë luajti si titullar, arrin të kalojë për të tretën herë në avantazh të tijtë. E treta e vërteta.