Shqipëria do të luajë një ndeshje të lehtë në letër, por që vlen në aspektin e pikëve dhe të historisë. Në orën 20:45, në “Elbasan Arena” do të luhet kualikuesja e parafundit e Kombëtares në grupin H të “Euro 2020”.
Të besuarit e Edy Reja do të ballafaqohen me Andorrën, e cila mban vendin e parafundit në klasikimin aktual, me 3 pikë, aq sa ka edhe Moldavia e fundit, por me golaverazh më të dobët.
Të dyja kombëtaret janë të dala nga gara për t’u kualikuar, sepse Franca dhe Turqia kanë krijuar distancë në krye të grupit dhe kanë nisur të mendojnë për fazën finale të turneut të vitit të ardhshëm.
Ajo që mbetet për kuqezinjtë është koloaudimi i skuadrës, kohezioni mes prurjeve të reja dhe “senatorëve”, vazhdimi me rinovimin e kombëtares, por edhe thyerja e një rekordi pikësh të fituara brenda një fushate eliminatore.
Më konkretisht, Shqipëria e De Biasit u kualifikua për herë të parë në historinë e vet në “Euro 2016” falë 14 pikëve në grup. Ky “stacion” duket i tejkalueshëm sonte, nëse kuqezinjtë mposhtin Andorrën.
Sa për statistikë, Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë më parë 5 ndeshje, edhe kur luante në një grup me 7 skuadra, si në Botërorin e vitit 2006 apo “Euro 2008”.
Nga ana tjetër, rekordi i golave të shënuar nga kombëtarja jonë në një sezon eliminator u thye që në transfertën pararendëse me Moldavinë, 14 gola. Ndaj Andorrës është momenti për ta rregulluar këtë shifër, të paarritur asnjëherë më parë. Kujtojmë se kuqezinjtë tuan 3-0 në fushën e Andorrës, në mars të këtij viti.
Fitorja e vetme e Andorës kundër tanëve është regjistruar në vitin 2002, në shifrat 2-0, në ndeshje miqësore. Në total, dy kombëtaret janë takuar 4 herë deri tani. Bilanci është i tillë: Shqipëria ka tuar 3 ndeshje, asnjë barazim dhe 1 humbje. Golaverazhi është 7-2 për kuqezinjtë.
Mes disa mungesave, lëndimeve, por edhe kushtëzimeve të tjera, jo vetëm teknike e taktike, trajneri Edy Reja ka ende dilema për formacionin, me të cilin do të startojë sonte ndaj Andorrës në “Elbasan Arena”.
74-vjeçari italian e ka thënë se në këtë ndeshje do të dëshironte t’iu jepte hapësirë dy debutuesve, Taulant Seferi dhe Florian Kamberi, por edhe të shihte në veprim emra të tjerë, që kanë pasur pak hapësira aktivizimi në këtë fushatë eliminatoresh.
Kamberin dje pësoi një lëndim në kavilje, gjatë stërvitjes, dhe duhet parë gjendja e tij në momentet e fundit. Po për momentet e fundit ka mbetur edhe përgjigjja e FIFA-s, leja e saj që ky sulmues të luajë me Shqipërinë, pasi ka qenë pjesë e Zvicrës U-21 më parë.
Mëdyshje duket se ka edhe për krahët e mesfushës, në modulin 3-5-2, që do të propozojë sërish trajneri kuqezi. Hysaj sapo është rikthyer nga dëmtimi, ka luajtur vetëm një ndeshje me Napolin, para se të vinte në kombëtare, ndaj mbetet të shihet nëse do ta nisë nga fillimi, apo më vonë, duke hapur krahun për Roshin si startues.
Në krahun tjetër, në të majtë, Trashi ka hedhur “themele” të forta me paraqitjen që bëri në Moldavi, por trajneri Reja do të donte të kuptonte edhe potencialin e Memollës në këtë rol.
E ku më mirë se në një ndeshje të tillë si ndaj Andorrës mund të eksperimentojë në emra dhe modul Reja, ndaj mbetet të shihet se cili nga këto dy emra do ta nisë mbrëmjen e sotme. Treshja e mbrojtjes duket e konrmuar; Veseli-Ismajli-Gjimshiti, ashtu si treshja e brendshme e mesfushës, me Selahi-Ramadani-Ndoj.
Në sulm, nëse nuk bëhet gati Kamberi, pritet të startojë dyshja Balaj-Uzuni. Kuptohet, me kalimin e minutave, në varësi të rezultatit dhe situatave të lojës, trajneri Reja do të bëjë edhe zëvendësimet e lejuara, për t’iu dhënë mundësinë emrave të tjerë ta shënojnë emrin në protokollin e kësaj ndeshjeje.