Nuk ndodh shpesh, por kur shënojnë portierët, sidomos nga porta e tyre, goli natyrisht që duket spektakolar, edhe pse faji qëndron te portieri kundërshtar që tregohet i pavëmendshëm.
Rasti i parë këto ditë u regjistrua në Serie D të Italisë. Portieri Alessandro Mirarco ka shënuar një gol nga porta në portë në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij. Vendasit fituan me rezultatin 3-0 kundër Gelbision.
Goli i dytë u realizua nga portieri Tono Rodriguez në Meksikë, gjatë rivënies që ky i fundit realizoi, duke përfituar edhe nga fakti që kolegu i tij kundërshtar kishte dalë nga porta, në tentativën e dëshpëruar për të ndihmuar ekipin mik.
¡¿TE LO PERDISTE?! ⚽️ ¡ASÍ FUE EL GOLAZO DE NUESTRO PORTERO @TONORODRIGUEZ1! ? pic.twitter.com/OxUS1xgVbj
— CHIVAS (@Chivas) November 24, 2019