MENU
klinika

Pas vendimit të KPA-së

Ngërçi në Kushtetuese, Meta thërret në takim Besnik Muçin

22.11.2019 - 13:58

Një ditë pas vendimit të KPA, Presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim Besnik Muçin.

Mësohet se Besnik Muçi është ftuar në një takim nga Presidenti Meta për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Po sipas të njëjtave burime, pas takimit pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca.

Ditën e sotme, Besnik Muçi iu drejtua me një letër Gjykatës Kushtetuese përmes së cilës i kërkonte të shprehej për mandatin e tij si anëtar i kësaj Gjykate.

Një ditë më para, Muçi u shpreh se vijon të mbetet anëtar i Gjykatës Kushtetuese, duke mos pranuar vendimin për shkarkim nga KPA, pasi sipas tij hetimi ka nisur për periudhën që ushtronte funksionin e prokurorit.