MENU
klinika

Thirrje për të gjithë ata që duan të ndihmojnë!

“Një adresë e vetme për të gjitha ndihmat”

27.11.2019 - 13:05

Qeveria ka në dispozicion një adresë të vetme për të gjitha llojet e kontributeve. Kjo është fjala e Ministres së Financave, Anila Denaj, në thirrjen e saj për të gjithë ata që duan të ndihmojnë familjet e prekura nga tërmeti.

“Kontributi i çdo shqiptari, kudo në botë, sot është shumë i vlefshëm në këtë situatë të gjendjes së jashtëzakonshme”- shkruan Denaj.

Më poshtë, adresa e vënë në dispozicion për ndihmë:

-https://e-albania.al/dhuro/

-https://e-albania.al/donate/

Deri më tani nuk kanë munguar nismat dhe thirrjet për donacione, si nga individë, ashtu dhe nga organizata jo- qeveritare.

Të shumtë në numër kanë qenë qytetarë që kanë ofruar përkohësisht apartamente apo shtëpi në posedim të tyrin, për strehim të atyre që mbetën të pastrehë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qeveri-FMN, diferencë e thellë

“Pingpongu” i borxhit, Denaj: Është 67.2%