Pasioni dhe dashuria për futbollin nuk mund të ndalet për disa tifozë të veçantë, edhe pse mund të kenë rrezikuar jetën.
Kjo vlen edhe Sean Cox, tifozit anglez që u plagos rëndë në trazirat e ndodhura në Liverpool në kuadër të gjysmëfinales ndaj Romës në sezonin 2017/2018 në Champions League.
Ishte ndeshja e parë gjysmëfinale, 24 prill 2018, kur tifozët e Romës sulmuan ata të Liverpool-it. Njëri prej tifozëve të kuq, Sean Cox pati dëmtime të rënda në tru dhe ra në koma. Gjithsesi, Cox triumfoi në sdën e tij, pasi arriti të dilte nga koma dhe tashmë vijon terapinë intensive.
Pavarësisht ngjarjeve që ndodhën, Cox nuk mund të qëndrojë larg Liverpool-it dhe fundjavën e ardhshme do të jetë i pranishëm në “Anfield” për të ndjekur supersfidën Liverpool-Manchester City.
Rikthimi i tij në mitikun e “The Reds” është pas plot 575 ditësh, kur Cox ndiqte sfidën Liverpool-Bournemouth, pasditen e 14 prillit të vitit 2018. Livepool mban kreun dhe një fitore ndaj City-t do të kënaqte padyshim edhe Cox.