MENU
klinika

E pabesueshme, por reale!

Njihuni me ndërmarrjen e Enver Hoxhës! Pa kurrfarë ndryshimi, si 27 vite më parë!

25.11.2019 - 07:04

Juve mund t’ju duket e pabesueshme, por është e vërtetë.

Do thoni ju, për çfarë bëhet fjalë! Ja zbulojeni tani!

Flitet për ambientet e një ndërmarrjeje të Enverit në Gramsh që është ruajtur siç ka qenë 27 vite më parë.

Në atë kohë në këtë ndërmarrje punonin 300 gra, duke mbajtur familjet e tyre në këtë qytet. Por, demokracia bëri të vetën dhe si qindra ndërmarrje të tjera edhe ajo pushoi së funksionuari.

Bëhet fjalë për ndërmarrjen e konservimit. Faqja “Gramshi tek ju” ka siguruar disa foto, ku tregohen ambientet brenda saj.

Gjithçka ndodhet ku ka qenë më shumë se dy dekada më parë, makineritë, kazanët, autoklavat, elektromotorët, aksesorë ndihmës.

Gjithçka. Koha, dhe bashkë me të edhe ndryshku e demolimi, kanë bërë të vetën. Por, ajo që habit është se gjithçka aty është “konservuar” në mënyrë perfekte, pa luajtur asgjë, shkruan ‘infoelbasani’.

Për ndërmarrjen kujdeset vetëm një roje. Por, ajo që habit është fakti se si në 27 vite aty nuk u mor asgjë. As në vitin e ‘mbrapshtë’ 1997.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen