MENU
klinika

Mchel Platini

“Nuk jam kriminel, më trajtuan si Al Capone”

06.11.2019 - 17:38

Një nga lojtarët më të mirë në botë në vitet 80’, fitues 3 herë i “Topit të Artë”, madje 3 herë radhazi, trajner dhe në fund president i UEFA-s. Michel Platini është kthyer të flasë.

Francezi ka dhënë një intervistë për “France Info” pas vendimit të FIFA-s për ta skualikuar për katër vite për mungesë etike, që i hoqën të drejtën të ishte president i FIFA-s.

TRAJTIMI – “Më kanë trajtuar si të isha Al Capone, po unë kam bërë një denoncim për konspiracion kriminal, pasi nuk jam kriminel e as kam qenë, natyrisht.”

KATAR 2022 – “Kam punuar gjithmonë për të zhvilluar futbollin: katër vite më parë, në fakt, kam votuar për Marokun. Kam qenë unë që kam menduar për një Europian të shtrirë në 13 vende, që do t’i lejojë vende të ndryshme të jenë pjesë e turneut dhe të punojnë mbi stadiume dhe infrastruktura. Kjo është arsyeja pse doja ta dërgoja futbollin brenda botës arabe.”

PSG – Sot në futboll gjithçka bazohet te pasuria. Mjafton të shikosh PSG-në: president nga Katari, drejtori sportiv nga Brazili, trajneri nga Gjermania dhe ka vetëm një francez në formacionin titullar. Quhet Paris Saint-Germain, sepse është skuadra e Parisit, por mund të quhet edhe Coca-Cola ose diçka e ngjashme”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN