MENU
klinika

Deklarata nga Prishtina

Palmer thirrje opozitës: Punoni për reformën zgjedhore, pastaj vendos populli

01.11.2019 - 17:21

I dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer u bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri që të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e quajti të fabrikuar.

Ai iu drejtua me një thirrje opozitës jashtë parlamentit. Palmer i bëri thirrje opozitës të shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë reformën zgjedhore që kërkon.

Ai tha se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt. Në këtë mënyrë, tha ai, opozita do të mund t’i paraqesë popullit një arritje konkrete për të vendosur përmes një procesi të drejtë zgjedhor drejtimin që ajo dëshiron të marrë vendi.

“Dy fjalë edhe për opozitën e Shqiperisë që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj, shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroi dhe nuk mund të detyrojë zgjedhje të parakohëshme. Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta avokuar dhe negociuar në mirëbesim për reformën zgjedhore që synoni. Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë ndërmarrje serioze. Pastaj të ia prezantoni popullit tuaj të gjithë këto arritje të vërteta për të vendosur në mënyrë demokratike, përmes një procesi të drejtë zgjedhor se në çfarë drejtimi duan të shkojë Shqipëria”, deklaroi Palmjer nga Prishtina gjatë një takimi me studentë dhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Palmer shtoi se ky është fundi i fillimit të pandëshkueshmërisë, siç u vërtetua edhe nga goditja e bosëve dikur të paprekshëm të krimit, si Klement Balili.