MENU
klinika

Çfarë kërkohej dhe çfarë u gjend?

Panik në Kurbin, kontrolle të befasishme kudo

24.11.2019 - 10:28

Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në një lokal 39-vjeçarin me iniciale M.XH.

39-vjeçari iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip pistoletë, një krehër me 8 fishekë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.