Ka përfunduar ndeshja e fundit e javës së 13-të mes Partizanit dhe Laçit. Të Kuqtë fitojnë 1-0 ndaj kurbinasve dhe shkëputen në krye të renditjes me 4 pikë nga vendi i dytë.
Partizani ka shënuar në pjesën e parë me Asanin në minutën e 26-të dhe të kuqtë kanë mbyllur 45 minutat e para në avantazhin 1-0.
Partizani ka luajtur më mirë, përveç avantazhit, ka pasur edhe raste të tjera, ku mund të përmendim shtyllën e Çinarit. Por edhe kurbinasit kanë pasur një rast të pastër, ku shpëtimtar u bë portieri Hoxha.
Edhe pjesa e dytë ka pasur ritëm të kënaqshëm, me të dyja skuadrat që kanë rrezikuar. Në fund, Partizani është mbrojtur mirë, duke marrë 3 pikë të vlefshme.
PARTIZANI-LAÇI 1-0
26′ Asani
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Trashi, Boldor, Belica, Telushi, Broja, Cordeiro (87′ Bitri), Asani (77′ Romero), Çinari, Bardhi (71′ Solomon). Trajner: Franco Lerda
Laçi: Stazhilla, Trokthi (77′ Berisha), Turkaj, Ignjatoviç, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Xhixha (86′ Malçi), Teko, Nuabueze. Trajner: Armando Cungu
Kartonë të verdhë: Bardhi, Asani / Trokthi, Turkaj, Domgjoni, Nuabueze
Gjyqtar: Laver Alla