U duk një fitore e lehtë për Partizanin në javën e 11-të ndaj Luftëtarit, por të kuqtë janë cliruar vetëm në mesin e pjesës së dytë. Të Kuqtë kanë fituar 2-0, duke marrë të vetëm kreun e klasifikimit.
Kampionët kanë vuajtur në pjesën e parë, madje kanë qenë miqtë ata që mund të kishin shënuar, por Rapo humbi penalltinë. Portieri Hoxha e pret dhe shpëton ekipin e tij.
Për të ardhur në 54’ të pjesës së dytë, ku pas harkimit në zonë, Çinari nuk fal me kokë. Një minutë më pas është Asani që merr penallti. Nga pika e bardhë gjuan vetë Asani dhe 2-0.
Janë minuta të mirë për Partizanin, që mund të kishte shënuar edhe golin e tretë. Më pas gjirokastritët mundohen të futen në lojë me një gol, por nuk ia dalin.
Partizani-Luftëtari 2-0
54′ Çinari, 56′ (p) Asani
Partizani: Hoxha, Bitri (46′ Asani), Boldor, Belica, Idrizaj, Trashi, Kordeiro, Mala, Broja (46′ Romero), Çinari, Bardhi (71′ Telushi). Trajner: Franco Lerda.
Luftëtari: Paiteris, Isufi, Lala, Kukaj (83′ Puci), Qato, Açka (61′ Vient), Rapo, Hyseni (57′ Renja), Dragoshi, Lika, Dushkaj. Trajner: Jorgos Marantas.
Kartonw tw verdhw: Idrizaj / Rapo, Dragoshi
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Herald Lisaku, Andi Koçi