MENU
klinika

Situata brenda partisë

Pas shkrirjes së PS-së, Rama mbledh drejtuesit e rajonit të veriut

01.11.2019 - 11:01

Një ditë pas shkrirjes së strukturës së PS në Shkodër, kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit e rajonit të veriut.

Në takim janë drejtuesit e qarqeve Shkodër, Dibër, Lezhë dhe Kukës, deputetë të këtij rajoni si dhe kryetarët e bashkive.

Në fokus të takimet është situata brenda partisë, pasi një ditë më parë takimi në Shkodër u shoqërua me debate të ashpra.

Të deleguarit nga Qendra, Arben Pëllumbi e deputetet Luan Harusha, Senida Mesi dhe Klotilda Ferhati, u përballën me kritika e akuza kryesisht për çështjen e punësimeve.