MENU
klinika

"Shkrimtarja e panjohur"

Përse zgjedh të fshihet një grua e fortë?

05.11.2019 - 13:18

      Shkrimtarja misterioze e “Mikesha gjeniale”, e cila vijon ta mbajë të fshehë identitetin, kthehet së shpejti në librari me romanin e ri “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”. Në brendësi të faqeve të tij gjejmë qytetin e Napolit, edukimin sentimental dhe përafrimin me botën e të rriturve, përmes miqësisë, dashurisë, tradhtisë, mashtrimit.

Perosnazhet kryesorë nuk janë Lila dhe Lenu, sepse nuk kemi të bëjmë me vazhdimin e “Mikesha gjeniale”, por mjafton t’i hedhim një sy të shpejtë brendisë së romanit të shkrimtares “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”, për ta gjetur sakaq veten një të njëjtën amtosferë. Sikurse edhe në sagën që bëri xhiron e botës, edhe në publikimin e ri dominon vështrimi femëror, ai i protagonistes, Xhovana, e lindur më 3 qershor 1979. Është ajo që tregon historinë në vetën e parë, duke filluar nga marrëdhënia që ajo ka me prindërit, dy mësues me prejardhje të ndryshme sociale: ndërsa e ëma rrjedh lagjet në pjesën e sipërme të qytetit, i ati është arsimuar në institucuionet shtetërore të Napolit, ka një të kaluar të errët, një motër që punon si shërbëtore dhe përpiqet ta fshijë nga jeta e tij. Takohemi me edukimin sentimental dhe përafrimin me botën e të rriturve, përmes miqësisë, dashurisë, tradhtisë, mashtrimit, perceptimit të vetvetes dhe imazhit perosnal, ndërsa në sfond përvijohet gjithnjë Napoli: Napoli i Rione Alto dhe i Vomero, që në një pikë të caktuar përzihen me atë populloren (dhe jo ekzistencial, në realitet, por fsheh Poggioreale) të Pascones./Konica.al

Historia përqendrohet në një periudhë të shkurtër që përkon me adoleshencën e Xhovanës (e thirrur Xhanina): nga dymbëdhjetë në gjashtëmbëdhjetë vjeç. Një periudhë tronditëse, kohë kur i ndryshon jeta dhe i shkërrmoqen siguritë: prindërit e mrekullueshëm, që e kishin dashur njëri-tjetrin që kur ishin të vegjël ndahen, duke zbuluar një trekëndësh dashurie që Xhovana e zbulon, me jehonë të largët dhe duke përfshirë një tjetër familje, atë të miqve të tyre më të mirë, si dhe të vajzës së tyre që ajo e konsideronte si motër (prej nga edhe titulli: “Jeta e gënjeshtërt e të rriturve”).

Xhovana gjendet gati-gati midis zemërimit, rebelimit dhe nevojës për të mos tradhtuar pritjet e prindërve (“babai im lexonte shumë, edhe nëna ime dhe unë doja të isha si ata”), por, ashtu si Ferrante i ka mësuar lexuesit e saj, romani është i populluar edhe nga figura të tjera të forta femërore: miket e ngushta Anxhela dhe Ida dhe mbi të gjitha, Vitoria, tezja e dëbuar nga kujtimet, e fshirë nga fotot. Mbetet për të zbuluar nëse është e vërtetë, siç thotë babai i saj, që në të “përputheshin në mënyrë perfekte shëmtia dhe ligësia”. Ekziston rendi dhe siguria e një bote që thyhet, ndërsa zbulohet një tjetër, më misterioze dhe emocionuese; dashuria ideale, që duket gati e pamundur, diskutimet mbi tema të mëdha dhe fillime seksuale, një hap i domosdoshëm për t’u bërë të famshëm, së bashku me zhgënjimet dhe pritjet e tradhëtuara. Ekziston e gjithë kjo dhe –  të shpresojmë në një fund që, në vend që ta mbyll atë, të hapet duke e projektuar lexuesin në të ardhmen – do të ketë shumë më tepër: “Të nesërmen u largova për në Venecia së bashku me Idën. Në tren i premtuam njëra-tjetrës të rriteshim si askush tjetër nuk e kishte bërë më parë”. Me pak fjalë, gjithçka na lë të kuptojmë se ka filluar një sagë e re.

E shohim historinë e fundit si ta vërenin nga pasqyra e pasme dhe, ndërkohë, në mënyrë të pashmangshme, e gjejmë veten duke e kërkuar atë, pasi ndjekim një fantazmë, në lëvizjet e një personazhi, në shijet e një tjetri, në dialektin ose me vetëdijen italiane, me shprehje sësish një tjetër. Gjithmonë përfundojmë duke pyetur veten, edhe një herë: kush është Elena Ferrante?

“Rasti” Elena Ferrante është interesant: ogur botimi që nga romani i saj i parë, shitjet që rriten nga teksti në tekst, autori ka zgjedhur një pseudonim për të dalë nga sistemi mediatik, duke u lënë sërish udhë të lirë të gjithë fantazive, thashethemeve dhe pyetësorëve…

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen