“Dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për viktimat dhe familjet e tyre. Kosova gjatë kësaj kohe i është gjendur afër Shqipërisë. Duhet një kujdes maksimal, e do të veprojmë bashkërisht në këtë situatë të rëndë”, tha Thaçi.
Kujtojmë se Kosova ka ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë të vështirë, si me ushtri, ashtu edhe në forma të tjera.
Kandidati për kryeministër i Kosovës Albin Kurti u solidarizua me qeverinë dhe qytetarët shqiptarë për përballimin e pasojave të tërmetit të djeshëm.
Në një mesazh për ”Twitter”, Kurti shton se populli i Kosovës po mobilizohet për të dhënë ndihmë vullnetare për qytetarët e Shqipërisë.
Sot u njoftua edhe heqja e taksës 5 euro të kalimit në të dy anët e kufirit Kosovë-Shqipëri, ndërsa zv/kryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli komunikoi se qeveria e Kosovës është gati të sistemojë 200 familje të prekura nga tërmeti.
Ndërkohë, qeveria Haradinaj e shpalli ditën e sotme ”Ditë Zie Kombëtare”, ndërsa u dhanë 500 mijë euro ndihmë nga qeveria e Kosovës.