MENU
klinika

"Kur ne kishim nevojë, ju hapët shtëpinë"

Kosova ndihmon Shqipërinë pas tërmetit

30.09.2019 - 17:42

Kosova ka shprehur solidaritetin dhe gatishmërinë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i 21 shtatorit në Durrës.

Ministri i Brendshëm kosovar vizitoi nga afër banorët e dëmtuar dhe tha se pas evidentimit të nevojave, Kosova do të japë ndihmën e saj. Qeveria dhe qytetarët e Kosovës kanë shprehur gatishmërinë e tyre të ofrojnë ndihma për familljet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit në Shqipëri.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Ekrem Mustafa, e deklaroi këtë gjatë vizitës që kreu në disa prej familjeve të prekura.

Mustafa: “Kam ardhur të solidarizohem me gjendjen aktuale pas tërmetit në Shqipëri. Të prek nga afër situatën dhe të identifikojmë nevojat dhe problemet se çfarë ka mundësi Kosova ti ndihmojë këta qytetarë dhe shtetin shqiptar. Bashkëpunimin me qeverinë shqiptare e kemi shumë të mirë. Edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme i kemi të përfunduara të gjitha marrëveshjet që konsistojnë në ndihmat e përbashkëta.

Nga Kavalishenca, zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj, deklaroi se ka përfunduar procesi i verifikimit të dëmeve dhe pritet që të nisë puna për ndërtimin dhe rikonstruktimin e banesave.

Hodaj: Pothuajse është përmbyllur procesi i verifikimit dhe janë përcaktuar dhe prioritetet e ndërhyrjes. Do të fillojë nga ato situata që janë në rast urgjence.

Tërmeti i cili goditi Shqipërinë në 21 shtator shkaktoi dëme të shumta në Durrës, ku dhjetra banesa dhe disa pallate u klasifikuan si të pabanueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqipëria e Kosova, çdo herë krah njëra-tjetrës"

Tërmetet, Meta takim me ministrin kosovar

Llatja: Miqtë e mirë duken në ditë të vështira

Tërmetet/ Ambasada e Kuvajtit ndihmon të prekurit në Elbasan


Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Dy liderët flasin dhe për marrëdhëniet Prishtinë-Beograd!

Vuçiç takohet me Scholz, diskutojnë për nxjerrjen e litiumit në Serbi!