MENU
klinika

The Dubai Airshow

Prezantohet seria e aeroplanit të parë elektrik në botë

19.11.2019 - 13:18

Këtë seri e lançoi Airbus në partneritet me Air Race E në Dubai Aeroplanët e parë elektrik të garave në botë ishin pjesë e garës më të madhe të aviacionit në Lindjen e Mesme, në Dubai.

Sipas përgjegjësit të Air Race, Jeff Zaltman, njëherësh themelues i saj, aeroplani i parë elektrik në botë është i dizajnuar në atë mënyrë që të fluturojë me shpejtësi deri në 450 km në orë. Aeroplanët e kësaj serie fuqizohen me bateri litiumi me peshë deri në 100 kg, ndërkaq ato sigurojnë energji për garë deri në pesë minuta.

Airbus ka lansuar tetë aeroplanë të tillë, të cilët janë të dizjanuar që të fluturojnë vetëm dhjetë metra mbi tokë. Zaltman shpreson se kjo teknologji e lansuar në garën e aeroplanëve në Dubai, do të zgjerohet në tërë industrinë e aviacionit, me theks të veçantë, edhe për ndërtimin e aeroplanëve elektrik komercial, për pasagjerë.

Gara vjetore Dubai Airshow, vazhdon të tërheqë kompani të njohura të  aeroplanëve komercial dhe atyre ushtarak nga e mbarë bota, e po ashtu prodhues të vegjël, konkurrentë për biznese në Lindjen e Mesme. Tani për tani, Shtetet e Bashkuara kanë shfaqur praninë me më së shumti prezantime, me rreth 140 ekspozues.

The Dubai Airshow do të përmbyllet këtë të enjte me 21 nëntor.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”