MENU
klinika

Baca Adem

Prishtina çel ekspozitën me sendet vetjake të Demaçit

29.11.2019 - 15:09

      Mbrëmjen e 28 Nëntorit, në ambientet e Muzeut Kombëtar të Kosovës u çel ekspozita “Ni zo i lirë” e Adem Demaçit.

Në hapjen e ekspozitës, Drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci i përshëndeti të pranishmit, theksoi se hapja e kësaj ekspozite për bacën Adem, nuk është rastësisht në këtë datë: 28 Nëntori është një ndër festat më të rëndësishme kombëtare, Muzeu Kombëtar i Kosovës si institucion është mjaft i nderuar, që kjo ekspozitë organizohet në këtë shtëpi me vlera të mëdha kombëtare.

 

Gjatë përshkrimit të historikut të shkurtër për festat e nëntorit, drejtori Ajet Leci, pati një kërkesë për familjen Demaçi, duke kërkuar që një pjesë të ekspozitës t’i dhurohet Muzeut, që të mbetet në një kënd si pjesë e ekspozitës së përhershme.

Objektet personale, fotografitë e Adem Demaçit në periudha të ndryshme, mirënjohjet e dekoratat, letrat nga burgu e të tjera objekte, janë pjesë e ekspozitës së organizuar nga familja.

 

Ekspozita është organizuar në bashkëpunim me Muzeun, nga Shqiptar Demaçi dhe Gurec Jashari, do të presë vizitorët, deri më 8 dhjetor 2019.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Simbol i Kosovës së lirë

Adem Jashari lindi ditën e Flamurit