MENU
klinika

Lobimi në SHBA

Prokuroria mbyll hetimet: Lulzim Basha i pandehur për falsifikim formulari

08.11.2019 - 16:05

Prokuroria e Tiranës pushon akuzën e pastrimit të parave për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Organi i akuzës ka mbyllur hetimet për çështjen e financimeve në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, duke e dërguar dosjen në gjykatë. Kryedemokrati do të jetë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularit.

Bëhet fjalë për fjalë për plotësimin e formularit të financave të partisë.

Gjithashtu hetimet janë mbyllur edhe ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm, Arben Ristani dhe shefit të financës Ilir Dervishi, ndërsa dosja është dërguar në gjykatë po për të njëjtën akuzë.