MENU
klinika

Pritet vendimi i FIFA-s

Prurja e re e Kombëtares merr pasaportën shqiptare

11.11.2019 - 21:26

Ai është prurja më e re e Kombëtares, por është në pritje të dokumentacionit për aktivizimin. Megjithatë, kalohet një nga pengesat që mbanin Florian Kamberin jashtë.

Pasi mori një “po” nga futbollisti, FSHF kishte nisur me shpejtësi procedurën për pajisjen me pasaportën shqiptare, si dhe aplikimin për ndërrimin e Federatës, meqë ai më parë ka luajtur me ekipin e të rinjve të Zvicrës.

Çështja e pasaportës është zgjidhur sot, pasi është nënshkruar dekreti presidencial që i jepte shtetësinë dhe lojtari ka bërë procedurat për pajisjen e përshpejtuar me pasaportën shqiptare.

Në këtë mënyrë, nga ky aspekt nuk do të ketë asnjë problem për të qenë në fushën e lojës që në ndeshjen e të enjtes. FSHF pret përgjigjen nga FIFA, pasi futbollisti ka luajtur në vitet 2015-2016 me përfaqësuesen U-21 të Zvicrës e normalisht ka një procedurë burokratike.

FSHF shpreson të ketë në kohë përgjigjen pozitive të FIFA-s, në mënyrë që trajneri Reja të përfshijë në planet e tij futbollistin që për ndeshjen ndaj Andorrës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN