15.11.2019 - 15:48
Kishte shumë pritshmëri për të, si prurja më e re e Kombëtares. Florian Kamberi ishte risia e listës së Edy Rejës për 2 sfidat e muajit nëntor ndaj Andorrës dhe Francës.
Por sulmuesi 24-vjeçar duket se ka qenë i pafat dhe nuk mundi të debutonte në këto përballje. Kamberi ka pasur një dëmtim në kavilje dhe, si pasojë, ai është larguar ditën e sotme nga grumbullimi i Kombëtares.
Gjithashtu, bëhet e ditur se futbollistit nuk i ka mbërritur lejekalimi nga FIFA, teksa i duhet të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm, për t’u aktivizuar me fanellën kuqezi.
Tashmë do të priten ndeshjet miqësore për ta parë në fushë me fanellën kuqezi, gjithnjë nëse gjërat shkojnë mirë për të.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Aktivizimi me Kombëtaren
Florian Kamberi mbetet peng i procedurave
Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë
“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”
Flet prurja e re e Kombëtares