MENU
klinika

Aktivizimi me Kombëtaren

Florian Kamberi mbetet peng i procedurave

13.11.2019 - 18:03

Mediat sportive jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër dhe Skoci, janë fokusuar shumë te prurja e re e Kombëtares shqiptare, Florian Kamberi. Ai foli dhe në konferencën për shtyp dhe dukej gati.

Por kktivizimi i Florian Kamberit me përfaqësuesen shqiptare në ndeshjet kundër Andorrës dhe Francës është në dyshim dhe kjo për arsye dokumentacioni.

Futbollistit shqiptar iu bë pasaporta në kohë rekord, por mbetet peng i Federatës së Zvicrës. Një lejekalim nga kjo e fundit do të përshpejtonte procedurën për regjistrimin e lojtarit në FIFA, por një gjë e tillë nuk po ndodh.

Për të luajtur me kuqezinjtë, ai duhet të ndërrojë edhe federatën, pasi më parë ka luajtur me Zvicrën me përfaqësuesen U-21 në ndeshje zyrtare. Kërkesa është çuar në FIFA, por ajo do kohë të miratohet nëse nuk vjen një “ok” edhe nga Zvicra.

Nga federata helvete nuk përgjigjen për rastin në fjalë, duke bllokuar për momentin regjistrimin e futbollistit. Nëse Zvicra nuk kthen përgjigje pozitive, çështja duhet të shqyrtohet në komisionet përkatëse të FIFA-s për statusin e lojtarit.

Kjo do të kërkonte kohë, duke e bërë thuajse të pamundur aktivizimin që në ndeshjen me Andorrën e rrezikuar edhe atë me Francën. Në FSHF vazhdojnë të shpresojnë te një përgjigje nga ana e palës zvicerane, për të përshpejtuar procedure.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kamberi tregon pse zgjodhi Shqipërinë

“Jemi një komb, i përçarë në disa shtete”