MENU
klinika

Takimi 'Ti zgjedh'

PS voton më 16 nëntor/ Spiropali: Krenarë për 6 vjet qeverisje

09.11.2019 - 11:20

Nga Parku Olimpik, Partia Socialiste po organizon takimin ‘Ti Zgjedh’ e me strukturat e saj në të gjithë vendin për tu përgatitur për zgjedhje të brendshme të kësaj partie të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Fjalën hapëse e ka mbajtur ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiroplai e cila ka deklaruar se PS është krenare për punën e bërë dhe se në 6 vite kanë patur vështirësipor kjo do të thotë se PS nuk ka zgjedhur rrugën e lehtë.

“Jemi partia më e madhe në vend. Jemi krenar për qeverisjen socialiste në 6 vite. Mund të kishim zgjedhur edhe në rrugën e lehtë për të mos mbajtur përgjegjësi. Të inaguronim rrugë të pa përfunduara të linim drejtësinë aty ku është. Duke thënë se ne jemi politikanë ashtu siç e bënte ai plaku. Ne zgjodhëm rrugën e të vërtetës, punës, luftës kundër informalitetit. Zgjodhëm të ishim qeveri e përgjegjshme.” – tha Spiropali.